
Është zbuluar skuadra e re e Balotellit.
Sulmuesi i Olympique Marseille, Mario Balotelli mund të rikthehet në Serie A.
Mario Balotelli ka ofertë për rikthim në futbollin italian.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se ylli i Olympique Marseille mund të rikthehet në Serie A, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Parma vazhdon të jetë klubi i interesuar për blerjen e ish futbollistit të Interit dhe Milanit.
Balotelli thuhet se është i interesuar të rikthehet në Serie A për të nisur një aventurë të re te skuadra e famshme, Parma.