Arrihet marrëveshja, ylli i madh te PSG

16:24 | 25 Qershor 2019

PSG, ka siguruar përforcimin e ri.

Drejtori i ri Sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo ka nisur menjëherë punën për të përforcuar ekipin dhe tashmë ka në dorë goditjen e parë.

Mësohet se drejtuesi brazilian ka kompletuar blerjen nga Sevilla të Pablo Sarabia, një prej mesfushorëve më të mirë të andaluzëve për sezonin e kaluar.

27-vjeçari Sarabia kishte një klauzolë prej vetëm 18 milionë euro ndërsa parizienët kanë mbyllur akordin për 20 milionë euro ndërsa lojtarit i kanë ofruar një kontratë të majme 5-vjeçare çka ka nxjerrë jashtë loje konkurencën e Atletico Madrid.

Komento: