
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir rrahmani, po transferohet në Serie A.
Është menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj i cili ka postuar një foto ku shkruan se janë rrugës për në Itali.
“Itali, ne po vijmë”, janë fjalët e Aliaj, raporton GazetaOlle.
Rrahmani pritet që gjatë ditës së nesërme ti kryej testet mjekësore te skuadra e Hellas Veronës.
Kujtojmë se mbrojtësi prishtinas më parë ka luajtur te skuadrat si Drenica, Partizan e Dinamo Zagreb.
