Milan merr lajmin e madh, paraqet ofertën e parë për super-lojtarin

21:07 | 25 Qershor 2019

Fushata e tregut të transferimeve të AC Milan po bëhet gjithnjë e më interesante.

Për mesfushën, Rossonerët kanë identifikuar disa caqe dhe Dennis Praet është një nga ata që po këkohet,përcjell ORAinfo.

Belgu është i përsosur nga një pikëpamje teknike për Giampaolo, i cili menaxhoi lojtarin në Sampdoria.

Megjithatë, është gjithashtu një marrëveshje e mirë ekonomike, pasi pala e Gjenovës duhet të shesë. Prandaj, Boban dhe Maldini janë gati të paraqesin ofertën e parë, siç raportohet nga Gazzetta Dello Sport./ORAinfo/

Komento: