
Bayern Munich, do ta kthejë vëmendjen e tij drejt Ousmane Dembele të Barcelonës nëse një marrëveshje nuk mund të realizohet për Leroy Sane, raporton BILD.
Kampionët e Bundesligës kanë qenë të lidhur ngushtë me mesfushorin e City-t për muaj, por kanë qenë të zhgënjyer në ndjekjen e tyre deri tani – ndërsa shitja e 22-vjeçarit Dembele mund të ndihmojë Barcelonën të financojë një kthim të bujshëm për Neymarin, përcjell ORAinfo.

Dembele tashmë ka përvojë në futbollin gjerman, duke luajtur për Borussia Dortmund gjatë sezonit 2016-17./ORAinfo/