
Antonio Conte, synon ta ndryshojë krejtësisht Interin.
Inter gjithnjë e më pranë Edin Dzekos. Zikaltërit mësohet se kanë arritur akordin me klubin e Romës për sulmuesin boshnjak.

Por, për të lënë të lirë Dzekon, Inter duhet të derdh në arkat e klubit kryeqytetas 10 milionë euro, si dhe kartonin e të riut, Edoardo Vergani. 18 vjeçari ishte pjesë edhe e operacionit që do sillte Sensin në Milano, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.
Ndërkohë, sipas “Sky Sport”, Inter do të kërkojë zyrtarizimin e operacionit Dzeko zikaltër përpara datës 30 qershor.