Milani po e shet yllin 20 milionësh

16:59 | 26 Qershor 2019

Pas vetëm një sezoni në Milan, Samu Castillejo mund të transferohet te një tjetër skuadër.

Në fakt, Valencia është e interesuar për të dhe kuqezinjtë do të jenë të gatshëm të shesin për çmimin e duhur,përcjell ORAinfo.

Siç raporton gazeta Gazzetta, Milani vlerëson lojtarin në jo më pak se 20 milionë euro, pasi ka nënshkruar lojtarin për të njëjtën shumë (plus Carlos Bacca) vitin e kaluar./ORAinfo/

Komento: