
Ricardo Montolivo pritet të transferohet në Atalanta.
Mesfushori do të largohet nga Milani më 30 qershor, një datë që do të shënojë fundin e kontratës që e lidh atë me ngjyrat e Rossonerëve.

Mediat në Itali raportojnë se Atalanta ka filluar kontaktet me ish-kapitenin rosoner për të ndihmuar skuadrën pasi këtë sezon luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, për tu realizuar kjo marrëveshje fillimisht duhettë shikohet përformanca fizike e mesfushorit, pasi në sezonin e fundit nuk ka luajtur.