
E kishte shumë afër transferimin, Paris Saint Germain refuzon ofertën e Barcelonës për Neymar.
Mediet në Francë raportojnë se PSG ka hedhur poshtë një ofertë të Barcelonës për Neymar, përcjell lajmi.
Presidenti i PSG-së ditë më parë në një deklaratë që u përfol në gjithë mediet sportive, la të kuptohet se Neymar mund të largohet nga Franca.‘La Parisen’ raporton se klubi katalan ka informuar PSG se dëshiron rikthimin e Neymar për sezonin e ardhshëm.
Përgjigja e francezëve ka qenë negative në atë që ishte një dialog zyrtar mes klubeve, me Bartomeun që përfaqësonte Barcelonën.Edhe pse nuk ishte ndonjë ofertë e madhe, Barca ishte e interesuar për gjendjen e lojtarit.