
Enzo Montepaone, agjent i Lucas Biglia ka konfirmuar interesimin e Fiorentinës për yllin argjentinas.
“Tani për tani, unë jam në Argjentinë, por diçka mund të ndodhë në javët e ardhshme,” tha ai në një intervistë për Calciomercato, transmeton ORAinfo.
“Deri tani, askush nga Fiorentina nuk më ka thirrur. Kam lexuar për këtë interes dhe nuk mund ta mohoj se është mirë. Montella është një trajner i madh. Por tani, Lucas ka një kontratë me Milanin dhe prandaj nuk do të ishte një gjë e thjeshtë. Megjithatë, në futboll, mos thuaj kurrë “.
Milan nuk ka marrë ende ndonjë një vendim përfundimtar për Lucas Biglia.
Boca Juniors janë përpjekur të nënshkruajnë me ish-lojtarin e Lazios, por Rossonerët refuzuan afrimin e klubit argjentinas.
Tani Fiorentina duket se është e interesuar në sigurimin e shërbimeve të tij. /ORAinfo/
