Patrick Vieira po bëhet trajner i skuadrës së madhe angleze

20:01 | 26 Qershor 2019

Patrick Vierira po vjen si trajner në Premierligë.

Neëcastle United janë në kërkim të një trajneri pas largimit të Rafael Benitez.

Skuadra nga Premierliga, ka mbetur pa trajner, me Rafael Benitez të larguar, me të cilin nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

‘The Telegraph’ shkruan se Neëcastle United tashmë ka bërë në listë me emrat të trajnerëve të rinj, si kandidat potencial për të marrë drejtimin e skuadrës.

Patrick Vieira i Nice, Steven Gerrard i Rangers dhe asistenti i Pep Guardiolas te Manchester City, Mikel Arteta, janë emrat e kërkuar nga Neëcastle United.

Por, emri më i preferuar, ose ai që mban avantazhin është Patrick Vieira, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Arsenalit në Premierligë.

Komento: