
Futbollisti nga Bundesliga po kalon në Inter.
Është arritur marrëveshja mes Interit dhe Hertha Berlinit, për transferimin e Valentino Lazaros në ‘San Siro’.
Valenti Lazaro do të jetë transferimi i parë i Antonio Contes te Inter.
‘Gianluca Di Marzio’ raporton se një marrëveshje është arritur, dhe 23 vjeçari do t’i kushtojë Interit 22 milionë euro.
Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të plotësohen, para se të bëhet publike marrëveshja.
Lazaro luan në pozitën e mesfushorit të djathë, dhe gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Red Bull Salzburg.