Përfundon gjithçka, Barcelona pranon t’ia shesë portierin skuadrës nga Serie A

22:15 | 26 Qershor 2019

Barcelona ka pranuar ta shesë portierin rezervë të skuadrës.

Jasper Cillessen është larguar nga Barcelona për t’iu bashkuar Valencias.

Skuadra nga ‘Camp Nou’ ka njoftuar se ka shitur te Valencia portierin holandez, Jasper Cillesen.

“Jasper Cillasen ka nënshkruar për Valencian pas tri sezoneve të suksesshme te Barcelonës”, thuhet në njoftimin e skuadrës katalane, përcjell lajmi.

Cillasen te Barcelona ishte transferuar në vitin 2016 nga skuadra e Ajax.

Ai gjatë kësaj kohe te Barcelona, ka regjistruar 32 paraqitje, dhe ka fituar pesë tituj.

Komento: