Leonardo po e transferon te PSG njëshin e Milanit

08:57 | 27 Qershor 2019

Ish drejtori i Milanit, Leonardo tanimë ka marrë një post menaxheria te klubi francez PSG.

Dhe, tani Leonardo është aktivizuar në tregun e transferimeve me PSG-në.

Në kërkim të një portieri, Fabrizio Romano raporton se PSG është kthyer te Gigio Donnarumma i Milanit, duke filluar kontaktin me Rossonerët për lojtarin.

Çuditërisht, Milan kërkon vetëm 50 milionë euro për të shitur të riun e talentuar, e cila është një pagesë që pala franceze me siguri mund të paguajë.

Megjithatë, për të ulur çmimin edhe më shumë, ata po konsiderojnë përfshirjen e Areolës në marrëveshje, i cili është në vlerë rreth 30 milionë euro.

Negociatat janë duke u zhvilluar dhe pritet të ketë ndonjë marrëveshje konkrete. /ORAinfo/

Komento: