Ekipi nga Serie A sapo zyrtarizoi lojtarin e Kosovës

17:35 | 27 Qershor 2019

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nga sezoni i ri do të luaj në Serie A.

Ka ardhur edhe zyrtarizimi final i Hellas Verona për Amir Rrahmanin. Skuadra e Serie A e ka kompletuar blerjen e yllit të Kosovës.

Rrahmani ka nënshkruar kontratë me Veronën deri në vitin 2023.

Ish-ylli i Dinamo Zagreb do të jetë lojtar i Veronës nga data 1 korrik.

Ky padyshim që është hapi më i madh në karrierë për ish-futbollistin e Drenicës, Partizanit, Splitit, e Dinamos.

Komento: