U raportuar se janë përleshur fizikisht, zyrtarët e Ministrisë shfaqen duke pirë limonadë

18:08 | 27 Qershor 2019

Gjatë ditës është raportuar se në ambientet e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë përplasur fizikisht dy drejtorë.

Ilir Morina si Krye shef i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit u tha se është ‘grushtuar’ me Fatmir Morinën, i cili mbanë postin e drejtorit të Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Megjithatë një lajm të tillë e kanë demantuar vetë të dy protagonistët, në një fotografi teksa shihen duke pirë limonadë.

Morina ka thënë se lajmi për grushtim nuk është i vërtetë.

“Një limonad me drejtorin e parkut. Lajmi i shpërndarë në portale i pa vërtetë! Lajmi është një spekulim”, ka shkruar Morina në profilin e tij në facebook.

Komento: