Po largohet nga Liverpooli, skuadra ia cakton ҫmimin yllit

18:36 | 27 Qershor 2019

Liverpooli duket se do të përballet me një largim.

Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi kroat nuk ka pasur hapësira të mëdha edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.

29-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Anfield dhe për ta gjetur një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.

Milan dhe Roma janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Lovren.

Kampionët e Evropës janë gati ta lënë të lirë mbrojtësin kroat për tu larguar dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit.

The Reds duan 25 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin e tyre.

Komento: