Roma është gati për super-transferimin e radhës

20:57 | 27 Qershor 2019

Roma duket se është gati për transferimin e ri.

Roma ka vendosur të ndërhyjë menjëherë në tregun e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin e Kostas Manolas.

Mbrojtësi grek, është rrugës së mirë për t’u transferuar te Napoli nga skuadra e Romës.

‘Giallorosët’ e shohin mbrojtësin e Real Betis, Marc Bartra, si lojtarin ideal për të zëvendësuar Manolas.

Sky Sport në Itali bën të ditur se klubi nga kryeqyteti ka pasur bisedime pozitive me agjentin e Bartra, dhe marrëveshja mund të arrihet që këtë javë.

Bartra 28 vjeçar, gjatë karrierës ka veshur edhe fanellën e Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Komento: