
Neymar dhe Griezmann pritet t’i bashkohen Messit dhe Suarezit në sulmin e Barcelonës.
Duhet edhe shumë punë për t’u realizuar, por raportohet se Neymar dhe Antoine Griezmann do të përfundojnë në Barcelonë këtë verë.
Sjellja e Griezmann do të kushtojë 120 milionë euro dhe mund të ndodhë me një korrik, ndërsa për Neymar raportohet se Barcelona po negocion me Paris Saint-Germainin për t’ia ofruar dy super yje, Coutinho dhe Dembele mund të hyjnë në marrëveshje.
Me ardhjen e Neymar dhe Griezmann, Ernesto Valverde do të kishte një sulm të frikshëm, të cilët do t’i bashkoheshin Lionel Messit e Luis Suarezit, transmeton Gazeta Express.
Por si do të ishte formacioni me Neymar, Griezmann, Messi e Suarez?


