
Milot Rashica po e feston ditëlindjen e tij të 23-të.
Për futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën sot është ditë e shënuar. Miloti sot feston ditëlindjen 23-të.
Gjatë ditës së sotme, futbollisti i njohur kosovar pritet të marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Ndërsa, qysh në minutat e parë të ditës së sotme, Miloti e mori urimin e veçantë nga personi i zemrës, shkruan rtv21.
E fejuara e tij, Belkizi përmes një postimi në instagram, shkroi fjali shumë domethënëse për të fejuarin.
Duke i uruar ditëlindjen Milotit, Belkizi u shpreh mirënjohëse që i fejuari e bënë gruan më të lumtur në botë. Krahas postimit, Belkizi publikoi dy imazhe të bukura me Milotin.


