U kry, në këtë datë De Ligt prezantohet të Juventus

08:51 | 28 Qershor 2019

Matthijs De Ligt i ka ditët e numëruar në Ajax.

Juventus ka filluar kontaktet me Ajaxin për kompletimin e transferimit të mbrojtësit Matthijs De Ligt.

“Bianconerët” tashmë kanë arritur marrëveshje me reprezentuesin holandez për kontratën e tij në Torino.

Por, bisedimet janë duke u zhvilluar edhe me Ajaxin për kompletimin e marrëveshjes.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur datën se kur Juventus dëshiron ta zyrtarizojë blerjen e De Ligt, përcjell lajmi.

Skuadra kampione nga Serie A dëshiron që më 1 korrik të publikojë komunikatën zyrtare për transferimin e një prej mbrojtësve të ri më të mirë në botë.

Komento: