
Manchester United ka nisur transferimin e lojtarëve të rinj për sezonin e ardhshëm.
Aaron Wan-Bissaka zyrtarisht do të bëhet gjatë ditës së sotme lojtar i Manchester United, por tashmë ka rrjedhur një fotografi në internet ku 21-vjeçari shihet duke pozuar me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Aaron do të jetë transferimi i dytë i “Djajve të Kuq” për këtë verë pas Daniel James dhe do të kushtojë 50 milionë funte.

Mbrojtësi i djathtë ka kaluar një sezon mbresëlënës në Premierligë me Crystal Palace, duke u vlerësuar si një ndër më të mirët në sezonin që lamë pas, dhe ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat.
Reprezentuesi i Anglisë U-21 është bërë futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori të Manchester United, pas Paul Pogba, Romelu Lukaku, Angel Di Maria dhe Fred dhe Ole Gunnar Solskjaer shpreson se ka blerë një mbrojtës që do të jetë zgjedhja e parë në krahun e djathtë për një dekadë.