Ndërron jetë polici i njësisë speciale nga një sëmundje e rëndë

12:09 | 28 Qershor 2019

Ka ndërruar jetë polici i njësisë speciale nga një sëmundje e rëndë.

Ka ndërruar jetë Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Hasan Dembogaj.

Indeksonline mëson se Dembogaj nuk ka arritur të mbijetojë një sëmundje të rëndë me të cilën ishte diagnostifikuar kohëve të fundit.

Polici i zellshëm ishte veteran i brigadës “138 Agim Ramadani”, ku ishte shquar për kontributin në luftë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e fshatit Kërstovc të Pejës

Komento: