
Rossi refuzon Milanim, zgjedh klubin tjetër nga Serie A.
Daniele De Rossi nuk ka dyshime për klubin e ri.
Daniele De Rossi është gjithnjë e më afër klubit të ri.
Mediat italiane raportojnë se ish mesfushori i Romës ka refuzuar transferimin në Milan dhe është i gatshëm të zgjedh klubin e Fiorentinës, përcjell lajmi net.
Vendimi i tij thuhet se ndikohet nga preferenca familjare për të jetuar në qytetin e Firencës.
De Rossi është futbollist i lirë pas largimit nga Roma, në përfundim të edicionit të kaluar.
Ai ka vendosur t’i injorojë ofertat nga jashtë Italisë për ta vazhduar karrierën në Serie A.