Ferronikeli në “Fadil Vokrri” për fitore, pret këtë kundërshtar

16:21 | 28 Qershor 2019

Feronikeli sonte kërkon edhe një fitore tjetër.

Kampioni i Kosovës në futboll Ferronikeli sonte me fillim nga ora 20:45, do ta ketë përballjen e radhës në kuadër të fazës parakualifkuese për Champions League.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ata do ta kërkojnë fitorën e dytë pas asaj ndaj Red Lincoln Imps, që e mposhtën me rezultat 1:0 me golin e Mendurim Hotit.

Ferronikeli për kundërshtar në finalen parakualifikuese do ta ketë ekipin nga Andorra, Santa Coloma.

Para fillimit të takimit trajneri Zekirja Ramadani ka deklaruar se ekipi është i bashkuar si familje.

Kurse sulmuesi Kastriot Rexha, theksoi se duhet të bëjnë sa më pak gabime në të kundërtën ato mund t’i kushtojnë ekipit.

Komento: