
Djali nuk i ndahet Medës, kaq shumë e do babain.
Është njëri nga këngëtarët më të angazhuar në mbrëmje të ndryshme muzikore, dhe ndër më të kërkuarit për ahengjet familjare.
Këngët dhe videoklipet e Medës pëlqehen shumë nga njerëzit duke arritur kështu numrin rekord të klikimeve, shkruan “Kosovarja”.
Me talentin dhe tematikën e këngëve të tij, Meda bëri për vete publikun shqiptarë kudo në botë.
E pavarësisht angazhimeve në karrierë, ai gjithmonë ka gjetur kohë për familjen e tij. Madje njihet si njeri familjarë dhe i përkushtuar. Ai dhe bashkëshortja e tij Lulja jnë ndër çiftet më të dashura të showbizit.
Familjen e tyre e kanë kompletuar edhe 4 fëmijet e tyre, që padyshim janë harmonia e shtëpisë.
Djali i vogël është shumë i lidhur me Medën, ai shfaqet shpesh në përqafimin e babait.
Edhe kësaj radhe ai shfaqet i lumtur nga pishina në krahët e babait. “Me zemrën teme Denisin”, ka shkruar Meda në foton e fundit me djalin që ka ndarë.
Epo dihet që lidhja djalë-babë është e mrekullueshme dhe e pazëvendësueshme.

