Besimtarët e krishterë sot festojnë Krishtlindjet

08:10 | 24 Dhjetor 2018

Besimtarët e krishterë sot do të shënojnë Festën e Krishtlindjeve, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit.

Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme.

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në ora 18:00 bëhet pritja solemne, ndërsa në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës për të vazhduar më pas me meshën solemne të Krishtlindjeve e cila fillon në ora 24:00.

Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe në Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor.

Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Komento: