Përjashtimi i Milanit shkakton “tërmet” në Seria A

17:39 | 28 Qershor 2019

Milan sot është tronditur nga UEFA.

Pezullimi i Milanit nga UEFA Europa League mund të ndikojë negativisht edhe te Kukësi.

Skuadra verilindore duhet të kalojë Debrecenin për të siguruar një biletë për në raundin e dytë të kualifikueseve të turneut të dytë për nga rëndësia, ndërkohë që shorti i përballi me skuadrat e Seria A.

Por, deri në momentin që CAS ende nuk i kishte komunikuar përjashtimin kuqezinjve, Kukësi do të përballej me Romën në raundin e dytë, gjithnjë nëse kalon hungarezët.

Në këtë mënyrë, Kukësi do të përballet me Torinon, ndërsa Roma “buzëqesh”, pasi do kualifikohet direkt e në fazën e grupeve.

Komento: