Ngjarje e rëndë në Prizren, 54 vjeҫari goditet me thikë nga një 21 vjeҫar

22:32 | 28 Qershor 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Një person në fshatin Randobravë të Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me thikë një i dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.F i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.

Ndërkaq, i dyshimti E.B i lindur në vitin 1999 nga po i njëjti fshat, është prangosur disa orë më vonë pasi fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë.

I dyshimti është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.

Komento: