Përfundon ndeshja Venezuelë-Argjentinë, ky është rezultati përfundimtar

23:13 | 28 Qershor 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Argjentinës dhe Venzuelës.

Argjentina ka arritur që të kualifikohet në gjysmë-finale të Kupës së Amerikës pasi e mposhti Venezuelën me rezultat 0:2.

Kombëtarja argjentinase kaloi në epërsi në minutën e 10-të me anë të Lautaro Martinez, transmeton Indeksonline.

Golin e dytë e shënoi Le Celso në minutën e 74-të për t’i dhënë goditjen e nokautit Venezuelës.

Pas kësaj fitore, Argjentina kalon në gjysmë-finale ku e pret Brazilin.

Komento: