
Sipas asaj që është sugjeruar nga gazetari televiziv i Milanit, Mauro Suma, Milan nuk ka qenë kurrë i interesuar të ndjekë seriozisht mesfushorin e Arsenalit Lucas Torreira.
Duke folur për Milan TV, Suma tha se “AC Milan nuk e ka konsideruar kurrë një lëvizje për Torreirën, kurrë nuk ka diskutuar një lëvizje me agjentin e tij dhe kurrë nuk ka hapur bisedime zyrtare me Arsenalin”, ka thënë përcjell ORAinfo.
Kjo pason raportet nga La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport këtë mëngjes që sugjerojnë se Milani mohon se ka ose ka pasur ndonjë interes nga ana e tyre për mesfushorin e Arsenalit.
Prandaj, ka të drejtë të supozohet se këto ishin shpikje mediatike për të nxitur polemika.
Ndërkohë, Milani është duke u përgatitur për të nisur një ofertë për mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos dhe mesfushorin e Sampdoria Dennis Praet shihet si zgjedhja e dytë, pasi mesfushori i Fiorentinës Jordan Veretout preferon një lëvizje në Napoli. /ORAinfo/
