Yllin e Liverpoolit që e kërkoi Milani transferohet në Portugali

16:58 | 29 Qershor 2019

Anësori i Liverpoolit, Rafael Camacho, do të kthehet në ish ekipin e tij të fëmijërisë Sporting pasi refuzoi një kontratë të re në Anfield.

19-vjeçari do të kthehet në Portugali për një tarifë fillestare prej £ 5 milion ($ 6m), thotë The Guardian,përcjell ORAinfo.

Camacho u kërkuar edhe Milanin, Wolves dhe Schalke, por ka vendosur të shkojë në Lisbonë, megjithëse Liverpool ka një klauzolë blerjeje në marrëveshje./ORAinfo/

Komento: