
Barcelona ka shpresa për të mposhtur Sevilën për të transferuar lojtarin e talentuar rumun, Ianis Hagi këtë verë.
20-vjeçari luan për U-21 në kampionatin aktual evropian – duke dërguar ekipin e tij në një paraqitje gjysmëfinale,përcjell ORAinfo.

Diario Sport citon në shtypin rumun se gjigantët katalanas mund të paguajnë € 8 milion për të siguruar nënshkrimin e lojtarit.
Ai është djali i ish- futbollistit të Real Madridit dhe yllit të Barcelonës Gheorghe Hagi – ndoshta lojtari më i madh në historinë e futbollit rumun – dhe babai i tij është aktualisht menaxher i tij në Viitorul Constanţa./ORAinfo/