United vjen me transferim “BOMBË” nga Barcelona

18:13 | 29 Qershor 2019

Manchester United,ka bërë kontakte të reja me Barcelonën për transferimin e mesfushorit Ivan Rakitic, raporton Diario Sport.

Raporti pohon se United po kërkon përforcimet e mesfushës me largimin e parashikuar të Paul Pogba dhe kroati mund të shitet nga Blaugrana për 50 milion euro, përcjell ORAinfo.

Marrëveshja aktuale e Kroatit në Camp Nou kalon deri në verën e 2021 edhe pse Barca nënshkroi mesfushorët Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong nga Ajax këtë verë.

Raportet thonë se klubi kishte rënë dakord për një shitje 90 milion € në Paris Saint-Germain verën e kaluar, por kjo u refuzua nga vetë lojtari./ORAinfo/

Komento: