Ylli i madh arrin në Torino, po nënshkruan me Juventusin

19:44 | 29 Qershor 2019

Gjigantët e Serie A, Juventus tani është vendosur të nënshkruajë Luca Pellegrini nga Roma dhe testet mjekësore janë planifikuar për të dielën.

Juve dhe Roma tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje që do t’i shohë ata të ndërrojnë Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola.

Juventusi gjithashtu do të marrë 10 milionë euro në marrëveshjen e cila është shumë afër përfundimit,përcjell ORAinfo.

Testet mjekësore të Pellegrinit do të bëhen nesër, pasi Spinazzola tashmë ka përfunduar testet mjekësinë e tij te Roma dhe tani po nënshkruan një marrëveshje trevjeçare me giallorossët.

Detajet e fundit të marrëveshjes së Juventusit për Pellegrini u finalizuan sot dhe agjentët e lojtarit tani janë duke pritur vetëm që kontrata të dorëzohet dhe marrëveshja të bëhet./ORAinfo/

Komento: