Zidane nuk e dëshiron këtë lojtar tek Real Madridi

21:53 | 29 Qershor 2019

Zidane nuk e dëshiron Navasin në Real Madrid.

Kjo për shkak se ai nuk dëshiron që të këtë kokëdhembje se cilin portier ta fut në ndeshje, shkruan Sport.

Për Navas ka shprehur interesim Paris Saint-Germain, por ende nuk ka ofertë për të.

Përderisa Zidane e ka preferuar kostarikanin si portier të parë, bordi i Real Madridit nuk pajtohet dhe ia kanë bërë të qartë që Thibaut Courtois është numër 1 për sezonin e ardhshëm.

Kjo si duket ka bërë që Zidane të kërkojë shitjen e portierit.

Komento: