Lajm i keq për Kosovën, nuk arrin të pranohet në Eurovizion

09:38 | 30 Qershor 2019

Kosova nuk është pranuar në Eurovision.

Prej 673 votave kundër, Kosova nuk arriti të pranohet në Eurovizion.

Kosovën nuk do ta shohim në Eurovision, të paktën edhe për ca kohë. Votimi për ndryshimet e statusit në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, i mbajtur në Oslo, ka përfunduar me një rezultat negativ, raportojnë mediat vendase, transmeton lapsi.

Ndryshimi themelor, i cili synonte hyrjen e Kosovës në EBU (Bashkimi Evropian i Radio Televizioneve), ishte heqja e anëtarësimit në “Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit” si një parakusht për pranimin e një transmetuesi publik në EBU.

Para fillimit të votimit, Serbia, Greqia, Qipro dhe 16 shtete tjera, kërkuan që votimi të bëhej i fshehtë dhe kjo kërkesë e tyre u pranua.
Nga 1186 votues, 673 votuan kundër, 400 pro dhe 113 abstenuan.

Komento: