Gattuso-Milan, ky është lajmi i fundit nga Italia

09:54 | 24 Dhjetor 2018

Frosinone dhe Spal do të jenë ndeshjet vendimtare për të ardhmen e trajnerit të Milanit Gennaro Gattuso, thonë mediat në Itali përcjell ORAinfo.

Rossonerët nuk kanë fituar në katër ndeshje në të gjitha garat dhe u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Fiorentina të shtunën.

Të dyja gazetat Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera venë në dukje se drejtorët Paolo Maldini dhe Leonardo nuk ishin në Milanello dje, duke dhënë një imazh të një trajner i cili gjithnjë e më shumë është i izoluar.

Ndërsa klubi nuk dëshiron të ndryshojë trajnerin, duke pasur parasysh mungesën e alternativave, ndeshjet me Frosinone dhe Spal do të jenë vendimtare.

Nëse rosoonerët nuk marrin gjashtë pikë, Gattuso mund të pushohet, me Roberto Donadoni, Arsene Wenger dhe Francesco Guidolin të cilët shihen si zëvendësime të tij./ORAinfo/

Komento: