
Duket se Morata do të vazhdojë të qëndrojë tek Atletico.
Chelsea e ka mundësinë që ta rikthejë Moratan por Atletico Madrid e dëshiron ende atë
Atletico Madrid dëshiron që të vazhdojë huazimin e Alvaro Moratës, shkruan goal.com.
Diego Simeone dëshiron që ta mbaj në kryeqytet sulmuesin spanjoll pasi pati një super paraqitje për skuadrën e La Ligas gjatë një gjysmë sezoni sa ishte aty.
Morata ende e ka një vit në marrëveshjen e tij të huazimit, por Chelsea mund të detyrohet ta ndërpresë këtë marrëveshje për shkak të ndalesës për blerje nga UEFA.
Po ashtu, Chelsea nuk dëshiron që ta shfrytëzojë mundësinë për ta blerë Gonzalo Higuain, të cilin e morën në huazim gjatë muajit janar.