A e duan lojtarët e PSG-së Neymarin, ja ҫfarë thonë ata

11:44 | 30 Qershor 2019

Duket se bashkëlojtarët e duan Neymarin.

Neymar JR është emri që po zë hapësirat më të mëdha në mediet botërore, sidomos ato të sportit.

Lojtari brazilian pritet që të kthehet tek Barcelona, pasi është shprehur se nuk është i lumtur në Paris.

Disa fjalë për këto thashetheme ka folur edhe shoku i tij i skuadrës tek Brazili dhe PSG, Thiago Silva, i cili ka bërë të ditur se do të dëshironte qëndrimin e Neymar, por vetëm me kushtin që ai të ishte i lumtur.

“Sigurisht se dëshira është e madhe që Neymar të qëndrojë, por të jetë i lumtur” ka thënë Silva.

Silva aktualisht po aktivizohet me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës, dhe fokusin kryesorë e ka tek gjysmëfinalja që luhet kundër Argjentinës.

Komento: