Spotistja e njohur shqiptare zhduket teksa po notonte në liqen, detaje rreth rastit

14:54 | 30 Qershor 2019

Spotistja e njohur shqiptare është zhdukur teksa po notonte në liqen.

Futbollistja e Zvicrës, me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili, është zhdukur, pas një aksidenti gjatë kohës kur po notonte në liqenin Como, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së shtunës dhe futbollistja rezulton akoma e zhdukur, pa ndonjë shenj nga kërkimet.

Federata e Futbollit të Zvicrës dhe skuadra e Young Boys kanë dalë me një deklaratë gjatë së dielës, duke konfirmuar zhdukjen e 24 vjeçares.

Ata kanë bërë të ditur se kërkimet për lojtaren po vazhdojnë, por që akoma nuk është gjetur ndonjë shenjë.

Ismaili po kalonte ditën në liqenin Como, me shoqëri, kur ajo u zhyt në ujë, për të mos u parë më.

Florijana ka luajtur 33 ndeshje me Zvicrën në nivel ndërkombëtar dhe ishte anëtare e skuadrës së Zvicrës, në Kupës së Botës 2015.

Komento: