LAJMI I FUNDIT: Napoli nënshkruan me super-futbollistin

20:58 | 30 Qershor 2019

Napoli ka blerë mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas për 34 milionë euro plus një tarifë prej 2 milion eurosh, duke aktivizuar në mënyrë efektive klauzolat e lirimit të tij.

Futbollisti 28 vjeçar nënshkroi kontratë këtë mbrëmje dhe do të fluturojë javë tjetër për testet mjekësore te Napoli, përcjell ORAinfo.

Besohet se kontrata e tij pesëvjeçare është me vlerë 3.5 milionë euro plus bonuse, duke e marrë atë deri në një total prej 4.5 milion euro për sezonin.

Ekziston edhe një tarifë prej 2 milionë eurosh, ndërsa Amadou Diawara do të shkojë në Romë së shpejti për 18 milionë euro plus 2 milionë euro shtesë./ORAinfo/

Komento: