Ditë e madhe për Juventusin, arrin në Torino ylli i madh

09:30 | 01 Korrik 2019

Edhe një përforcim i ri në Juventus, fillon testet mjekësore.

Juventus është në pritje të zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit Adrien Rabiot.
Adrien Rabiot ka mbërritur dje në Torino kurse tani gjendet në J Medical për t’i filluar testet mjekësore në Juventus.

Mesfushori francez pritet të nënshkruajë me “Bianconerët” pas largimit si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi net.

Ai mund të bëhet përforcimi i dytë i Juventusit gjatë ditës së sotme pas blerjes së mbrojtësit Luca Pellegrini nga Roma.

Rabiot do ta shtojë konkurrencën në mesfushën e Juventusit.

Por, sipas mediave italiane ardhja e tij mund të përcillet me largimin e Sami Khediras nga Torino.

Komento: