
Dwight McNeil, sulmuesi i Burnley është subjekt i transferimit nga Juventusi, raporton The Sun.
Clarets duan 30 milionë dollarë për 19-vjeçarin, i cili është gjithashtu në radarin e Tottenhamit, por që Juve ka kohë që është duke e vëzhguar përcjell ORAinfo.

McNeil kontribuoi me tre gola dhe pesë asistime në 21 ndeshje Premier League për Burnley sezonin e kaluar./ORAinfo/