Bytyqi takohet me rektorët, flasin për numrin e studentëve që do të regjistrohen sivjet

12:03 | 01 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Në këtë takim është biseduar për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të ministrit Bytyqi

Prita sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedova për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik.

Theksova se është në proces shyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjien në këto kërkesa.

Gjithashtu, theksova se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Komento: