Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, marrin premtim se së shpejti do të iniciohet ligji

13:30 | 01 July 2019

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës marrin premtim se së shpejti do të iniciohet ligji.

Rreth 100 punëtorë të Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, ku kanë kërkuar që të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.

Përveç kësaj, ata kanë kërkuar që punëtorët të marrin pagat, pasi qysh nga muaji prill kur janë ndaluar lojërat e fatit ata nuk janë paguar.

Përfaqësues të sindikatës së Lotarisë së Kosovës janë pritur në takim në zyrën e kreyministrit Ramush Haradinaj, ku kanë marrë premtime se së shpejti do të iniciohet Ligji për Lotarinë e Kosovës.

Ismet Uka, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Lotarisë së Kosovës, ka treguar se cilat janë kërkesat e punëtorëve, derisa ka thënë se do të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Uka bëri të ditur se nga takimi që kanë pasur në Zyrën e kryeministrit Haradinaj, kanë marrë premtim se do të iniciohet ligji.

Kujtojmë se ndalimi i lojërave të fatit nga Kuvendi i Kosovës është bërë me 28 prill të këtij viti, ku nga ajo kohë Lotaria e Kosovës ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

Komento: