Milan vjen transferim “bombë” nga Real Madrid

14:35 | 01 Korrik 2019

Modric mbetet synim i Milanit këtë verë.

Milani thuhet se ka tentuar përsëri ta transferojë Luka Modricin nga Real Madridi për këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton La Gazetta dello Sport, Zvonimir Boban, është duke shpresuar që ta bindë bashkëkombësin e tij që të kalojë në San Siro.

Rossonerët kishin tentuar edhe në verën e kaluar ta transferojnë fituesin e Topit të Artë, mirëpo ky i fundit kishte bërë me dije se ai nuk ka plan të largohet nga Santiago Bernabeu.

Kontrata e mesfushorit kroat skadon në qershor të vitit 2020, andaj Boban po shpreson që mund ta transferojë atë te Milani.

Për ta arritur qëllimin e transferimit të Modricit, klubi duhet t’i ofrojë atij një pagë prej dhjetë milionë euro në sezon.

Komento: