Martinez te Barcelona, Inter ia kthen përgjigjen

16:45 | 01 Korrik 2019

Pas shfaqjeve mbresëlënëse të Lauturo Martinez në Copa America, Barcelona po konsideronte të bënte një ofertë për sulmuesin e Interit.

Dhe sot, Tuttopsort dyfishon këto pretendime duke mbështetur interesimin e Barcelonës ndaj 21-vjeçarit, por duke këmbëngulur se Interi nuk do të angazhohet në asnjë negociat mbi Martinez, dhe kështu e vetmja mënyrë që Barcelona mund ta fitonte njeriun e tyre do të ishte të paguante klauzola e lirimit të tij, e cila arrin në një ngritje prej 111 milionë eurosh, përcjell ORAinfo.

Barcelona nuk ka shumë kohë për të peshuar opsionet, pasi klauzola e lirimit të Lauturo përfundon më 15 korrik, duke lënë Blaugranën vetëm dy javë për të formalizuar interesin e tyre ndaj sulmuesit të ri./ORAinfo/

Komento: