Ylli i madh i thotë “PO” Arsenalit

17:42 | 01 Korrik 2019

Yacine Brahimi, do të nënshkruajë me Arsenalin në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Porto të përfundojë , thotë A Bola.

Futbollisti refuzoi tre oferta nga Turqia për t’u bashkuar me Gunners,përcjell ORAinfo.

Brahimi, i cili nuk do të nënshkruajë zyrtarisht deri pas përfundimit të pjesëmarrjes së tij në Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerin, ka luajtur 139 ndeshje me Porto gjatë pesë sezoneve, duke shënuar 36 gola./ORAinfo/

Komento: