Lojtari i Real Madridit arrin në Milano për t;i kryer testet mjekësore

18:32 | 01 Korrik 2019

Lojtari i Real Madridi, Theo Hernandez ka ardhur në Milano për t’i kryer testet mjekësore me rosonerët.

Mbrotjësi i majt ka qenë në bisedime për një lëvizje në San Siro gjatë ditëve të fundit dhe tashmë është arritur marrëveshja.

Ai do të nënshkruajë për klubin për një tarifë prej 20 milionë eurosh dhe nuk ka asnjë marrëveshje huazimi.

Calciomercato raporton se Hernandez ka arritur në Milano për t’u nënshtruar testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë kontratën me klubin, përcjell ORAinfo.

Hernandez pritet t’ia zë vendin startues Rodriguezit i cili edhe mund të largohet nga Milani. /ORAinfo/

Komento: